Pas rrahjes në Kuvendin e Kosovës në mes të përfaqësuesve të opozitës dhe pozitës, kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka tentuar ta nisë një seancë të jashtëzakonshme të kërkuar nga 41 deputetë.

“Shpresoj që të mbretërojë gjakftohtësia, ky është serioziteti që institucionet me mujt me vazhdu. Na ka ardhur një thirrje për seancë të jashtëzakonshme, është e thirrur prej 40 deputetëve, kjo është kategori kushtetuese dhe duhet ta mbajmë. Sipas këti detyrimi që e kemi, po vazhdojmë”, ka thënë Konjufca.

Por, kjo përsëri nuk është lejuar nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët përsëri e kanë bllokuar foltoren, duke ia pamundësuar punën normale Kuvendit të Kosovës.