Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura për president nëse propozohet emër jopartiak

Kryediplomati dhe i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje për president, Glauk Konjufca, ka sqaruar deklaratat e tij lidhur me kandidaturën presidenciale, duke thënë se është i gatshëm të tërhiqet nëse opozita propozon një kandidat jopartiak.

Konjufca tha se ideja aktuale për president, sipas tij, duhet të jetë mbi baza konsensuale dhe jo drejtpërdrejt partiake, duke theksuar se kreu i shtetit nuk duhet të vijë nga strukturat e ngushta të partive politike.

“Kryeministri e ka vendosur njëfarë kornize. Të mos jetë drejtpërdrejt i partive politike ky president nëse vendoset konsensual, pra të mos jetë drejtpërdrejt prej kryesive. Për shembull, të mos jetë nënkryetari i tyre apo kështu shumë i afërt, që vjen prej rangjeve, strukturave të partive…

“Nëse është jopartiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës time. Jap dorëheqje sepse po gjendet një i të gjithëve, kush jam unë me mbyllë rrugë”, ka thënë Konjufca në një deklarim për media.

I pyetur për mundësinë që një figurë si kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të jetë kandidat i pranueshëm, Konjufca tha se një diskutim i tillë nuk është zhvilluar ende në atë dimension.

Ai theksoi gjithashtu se, nëse diskutohet një president partiak, kjo duhet të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike mes partive, duke shtuar se deri tani opsioni i hapur ka qenë vetëm për një president jopartiak.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika