Konjufca thotë se nuk ishte i nevojshëm dorëzimi i detyrës së presidentes, kur ajo iu nënshtrua operacionit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk ia ka bartur detyrën, në kohën kur i është nënshtruar një operacioni në Turqi, por se sipas ti,j ajo nuk e ka pasur obligim ta bëjë një gjë të tillë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk i është bartur detyra si ushtrues, në kohën kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Turqi.

Sipas Konjufcës, presidentja nuk ka qenë e obliguar që ta bëjë një gjë të tillë, sepse këto çështje janë të rregulluara me ligj.

“Këto janë të rregulluara me ligj, nuk ka pasur rast të tillë. E vetmja që është paraparë me protokoll është që, njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, ka deklaruar Konjufca.

Kështu është shprehur Konjufca derisa ka bërë homazhe me rastin e 24-vjetorit të vrasjes së heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Deklarata e tij vjen pas raportimit të disa mediave turke, që Osmani i është nënshtruar një operacioni për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas “Hurryiet”, Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me pesë yje në Antalia, e cila pas operacionit gastroektomik, është kthyer në Kosovë.

Një raportim i tillë ka nxitur reagime nga njohësit e çështjeve kushtetuese dhe analistëve.

Disa prej tyre kanë deklaruar se Osmani ka bërë shkelje të Kushtetutës nëse nuk i ka deleguar detyrat kryeparlamentarit Konjufca, gjatë kohës kur i është nënshtruar operacionit.

Ndryshe, më 11 mars të vitit 2022, Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kishin marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë në Turqi.

Në kuadër të këtij Forumi, Osmani dhe Gërvalla ishin takuar me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë.

Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë ishte “Rikodimi i diplomacisë”.

Ndërkaq, me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Osmani kishte nisur një vizitë zyrtare në Turqi më 26 shkurt të këtij viti.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Osmani ishte takuar me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë.

Ndërkaq në vazhdimin e vizitës, në Ankara, Presidentja Osmani ishte takuar me homologun e saj, presidentin Erdogan, në të cilin përveç diskutimit për marrëdhëniet aktuale, kishin diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Në vizitën e saj pesë ditore në Turqi, deri më tre mars, presidentja Osmani ishte takuar edhe me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Sentop, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika