Konjufca viziton ambasadën e Kosovës në ShBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qëndruar për një vizitë në Ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Washington, D.C”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Washington.

Kryeparlamentari Konjufca ishte i shoqëruar nga deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, shefi i stafit Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova, të cilët u pritën nga ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i ambasadës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika