Konjufca: Zgjedhjet në veri, vetëm sipas ligjit

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se është Serbia e cila po kërkon autonomi territorial në veri të Kosovës. Ai ka thënë se zgjedhjet e reja duhet të jenë në përputhshmëri brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës duhet të jenë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për Kosova Press, Konjufca ka deklaruar se e vetmja e arritur në takimin e Brukselit ishte pajtueshmëria se zgjedhje të reja kanë nevojë të mbahen.

“E vetmja pajtueshmëri e qartë ishte ajo më shumë e nivelit politik, jo konkret dhe praktik sesi të ecet përpara. Por e nivelit politik që të gjithë pajtohen që ka nevojë për zgjedhje të reja në veri. Ky është i vetmi emërues i përbashkët që e ka karakterizuar takimin (e Brukselit). Të tjerat, sa i përket kërkesave të zotëri Vuçiq, ato janë të papranueshme për Kosovën natyrisht… Edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, duhet të shkohet me procedura kushtetuese, jo me procedura antidemokratike. Pasi, edhe qysh shkohet në zgjedhje të reja, Kosova e ka opsionin e vet ligjor dhe demokratik civil. Kurse, Serbia e ka opsionin e ushtrimit të dhunës përmes grupeve që janë të orkestruara”, ka thënë Konjufca.

Ky i fundit ka thënë se është Serbia ajo e cila po kërkon autonomi territoriale në veri të Kosovës.

“Kjo ka qenë një përpjekje e qartë që përmes krijimit të një vakumi institucional në pjesën e veriut të Kosovës prej nëntorit të vitit të kaluar dhe pastaj me ushtrimin e dhunës së grupeve të armatosura, duke sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e NATO-s, me qitë Kosovën para një fakti të kryer. Kjo është një zgjidhje politike në formë të një autonomie territoriale për atë pjesë të Kosovës. Ky ka qenë qëllimi konkret dhe kryesor i Vuçiqit dhe Serbisë. Kjo është edhe arsyeja pse ka ndërhyrë Policia e Kosovës dhe pse ne e kemi zgjedhur rrugën e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë sa i përket zgjedhjes së kryetarëve që gjithçka të shkojë sipas ligjit dhe Kushtetutës. Kjo është rruga jonë e vetme dhe e drejtë që e kundërshton rrugën e bandave dhe krimit”, thekson ai.

Ai shprehet i bindur se ndërkombëtarët do të binden në veprimet e drejta të Kosovës në veri të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lidhur me kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat policore serbe, Konjufca ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë treguar qartazi qëndrimet e tyre, gjersa ka theksuar se tashmë i takon Serbisë të zbatojë thirrjet ndërkombëtare.

“Kjo është një temë që duhet të kryhet siç tha ShBA-ja, Gjermania dhe Britania e Madhe. Ata duhet të kthehen pa kurrfarë kushtëzimi. Në kthimin e tyre nuk ka një fjalë “por duhet të bëhet kjo”. Ata duhet të kthehen të pakushtëzuar”, ka deklaruar Konjufca.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe thellë brenda territorit të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika