Pikëlluese e zhgënjyese e ka quajtur Glauk Konjufca, zhdukjen e epruvetave të gjakut të Astrit Deharit.

Ai ka thënë se do të ishte tejet zhgënjyese nëse rasti i tij nuk do të shkonte deri në fund, nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shumë zhgënjyese,  nëse nuk i shkojmë deri në fund, sepse atëherë po del, ju e thatë që ky rast vetëm drejtësi nuk është. Dhjetë momente mundesh me i kujtu që janë dështime, që kanë lidhje me mekanizmat shtetëror, prej policisë deri tek drejtësia, por që secila ka ngecë, duke u kombinu me tjetrën, edhe kjo ta shton dyshimin”, ka thënë ai.

“Kjo është shume e pikëlluese dhe zhgënjyese. Duhet të bëhet analiza e saktë se si ka funksionuar ai institucion. Ai institucion në çdo sekond si ka funksionuar, kush e ka mbrojtë, a ka qenë i mbrojtur ai frigorifer ku kanë qenë epruvetat”, ka vijuar ai.

Tutje ai ka thënë se zhdukja e provave është interes i atyre të cilët sipas tij nuk dëshirojnë të dalë në pah e vërteta për vdekjen e Astrit Deharin.