Konjufca zhvillon vizitë zyrtare në Nigeri, kërkon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku është pritur nga Sekretari i Qeverisë Federale, senatori George Akume.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Konjufca bëri të ditur se gjatë vizitës pati nderin të takohej me senatorin Akume, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Isha i kënaqur që realizova një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku pata nderin të takohem me Shkëlqesinë e Tij, senatorin George Akume, Sekretar i Qeverisë Federale”, ka shkruar Konjufca në X.

Ai theksoi se Kosova pret me padurim ndërtimin e një angazhimi konstruktiv me Nigerinë dhe shqyrtimin e mundësive për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Kosova pret të ndërtojë një angazhim konstruktiv me Nigerinë dhe të eksplorojë mundësi për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka theksuar ai.

Në përfundim të postimit, Konjufca falënderoi senatorin Akume dhe kabinetin e tij për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua gjatë vizitës në Nigeri.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika