Konkursi i ministres Gërvalla në kundërshtim me ligjin

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës ka konstatuar se shpallja e rekrutimit të 32 zyrtarëve të misionin diplomatik nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në kundërshtim me ligjin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Pas shkarkimeve të shumta që nga ardhja në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) Donika Gërvalla, me datën e 1 korrikut 2022 ministria që ajo udhëheq kishte hapur një konkurs për pranimin e 32 zyrtarëve të misionit diplomatik.

Me sa duket MPJD-ja ka mbetur pa diplomatë pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës ka konstatuar se shpallja e rekrutimit të 32 zyrtarëve të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim ligjin.

Dokumenti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës

Sipas një vendimi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës ka emëruar Kolegjin e Këshillit për zhvillimin e procedurës se monitorimit të jashtëzakonshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pas, monitorimit Kolegji i Këshillit ka konstatuar se shpallja e rekrutimit për 32 zyrtarë të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 2,3 dhe 4 të Ligjit Nr.06/L1134 për Zyrtarët Publik.

Rrjedhimisht sipas këtij vlerësimi kjo mënyrë e shpalljes se rekrutimit është në kundërshtim më parimet e pranimit të zyrtarëve publikë të përcaktuar me nenin 6 paragrafi 1 dhe 2 të ligjit Nr.06/L1134 për Zyrtarët Publik.

Këtu mund ta gjeni Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikqyrët të Shërbimit Civil të Kosovës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika