Konsiderohet e pabarabartë ndarja e buxhetit të vitit 2024 për komunat

Instituti GAP ka realizuar një hulumtim në të cilin tregohet një pabarazi e ndarjes së buxhetit për komunat për vitin e ardhshëm. Kritika për këtë qasje të Qeverisë shpreh edhe opozita, derisa zyrtarë të partisë në pushtet thonë se kërkesat e komunave kanë qenë trajtim i përgjithshëm si shkak i mungesës së opozitës në komisione

Pakënaqësitë rreth ndarjes së buxhetit për komunat sa i përket investimeve kapitale nuk kanë qenë të rralla.

Ngjashëm po ndodhë edhe për buxhetin e ardhshëm. Shumat e ndara për komunat po vlerësohen të pabarabarta, e njëheri edhe politike.

“Kemi një buxhet të ndarë mbi baza politike partiake, kemi një buxhet të ndarë jo me koncept zhvillimor. Kemi një koncept segregant, diferencues  në raport me pushtetet që Lëvizja Vetëvendosje nuk udhëheq me to. Rast më të mirë i ka vërtetu edhe instituti GAP dhe institucionet e tjera kredibile që dëshmojnë se kemi një buxhet diskriminues në raport me komunat që udhëhiqen nga PDK”, ka thënë Ferat Shala.

E, se ndarja e buxhetit do duhej të ishte më e balancuar pajtohen edhe deputetë nga pushteti.

“Do duhej të kishte investime të mëdha edhe në komuna tjera sepse nevoja për investime është jashtëzakonisht e madhe kështu që do duhej të ishte më e balancuar kjo çështje por amendamentet kërkesat e komunave të cilat kanë ardh në komision, amendamentet janë trajtu ndërsa kërkesat e komunave kanë qenë më shumë trajtim i përgjithshëm edhe si shkak i mungesës së opozitës, marrjes pjesë në komision”, ka thënë Eman Rrahmani nga LVV.

Shqetësimet e kryetarëve kanë pasur një adresë e sipas tyre, pushteti nuk po tregohet objektiv.

“Hilja më e madhe po bëhet kur ministritë po marrin mjete financiare në nivel lokal duke i hartu kriteret ata vet. Dhe sipas kryetarëve këto kritere nuk po janë objektive. Dhe sipas kryetarëve të komunave, po flas sipas shumicës, mendohet se niveli qendror kur i shpërndan mjetet financiare në atë lokal në disa raste po përdor kritere politike e etnike”, ka thënë Sazan Ibrahimi, Drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave.

Instituti GAP ka vërejtur padrejtësi në ndarjen e buxhetit për komunat. Sipas tij, 13 milionë euro janë ndarë për katër komunat e udhëhequra nga LVV-ja, Gjilanin, Kamenicën, Podujevën dhe Shtimen.

Të martën, Fushë-Kosova e ka cilësuar ndarjen buxhetore si diskriminuese, duke akuzuar Qeverinë se e ka lënë pa asnjë investim kapital vitin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika