Konspiracionet e Haxhi Avdylit: Prapa kësaj lufte hibride ndaj Kosovës qëndrojnë bashkëkombës tanë gjakshitur

Deputeti Haxhi Avdyli, i partisë Guxo, ka postuar një shkrim në Facebook, shkrim i cili duket më shumë si teori konspiracioniste

Konspiracionet e Haxhi Avdylit: Prapa kësaj lufte hibride ndaj Kosovë qëndrojnë bashkëkombës tanë gjakshitur

Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka bërë një shkrim në Facebook si të ishte konspiracionist e jo neurokirurg me profesion.

Avdyli, përmes këtij shkrimi që bën lidhje jo fort mirë të argumentuara, shkruan se Serbia e Rusia përmes luftës hibride po mundohet ta destabilizojnë Kosovën përbrenda.

“Sa më shumë që Serbisë do t’i ngushtohet rrethi për të njohur Kosovën si shtet, aq më e ashpër do të jetë LUFTA HIBRIDE e sponsorizuar nga Serbia e Rusia. Tash kur modeli i Banjskës u dështoi, lufta tyre për destabilitet të brendshëm do të intensifikohet. Kanë me investu me na përça sa më shumë në baza fetare, partiake e krahinore. Qëllimi i shërbimeve sekrete Serbe e Ruse është si me gjet rrugën që të na qojnë edhe në luftë vëllavrasëse. Mos u çuditni që do të ketë greva e protesta të dhunshme. Ka rreziqe sabotimi e provokime nga njerëz të panjohur e  të manipuluar. Prandaj, duhet KUJDES të shtuar”, ka shkruar Avdyli.

Sipas tij, prapa kësaj lufte hibride qëndrojnë bashkëkombës gjakshitur, mercenarë e shumë të tjera.

Më tej, në shkrimin e tij, Avdyli ka bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e agjendave të fshehura, të cilat janë të kamufluara me interesa partiake, religjioze apo sindikaliste.

“Prapa kësaj lufte hibride ndaj Kosovës do të qëndrojnë bashkëkombës tanë gjakshitur, mercenarë të maskuar në patriotë, ish-politikanë, ideologë, analistë apo influencues nga rrjetet sociale. Ka rrezik që qytetarë patriotë e të ndershëm pa vetëdije e të manipuluar do të mund të hyjnë në vallen e tyre për trazira e konflikte shoqërore. Prandaj, ju apeloj juve qytetarë të ndershëm, keni kujdes, lexoni mirë porositë e cytjet e njerëzve të dyshimtë. Mos bini pre e agjendave të tyre të fshehta të ambalazhuara me interesa partiake, religjioze apo sindikaliste. Politika e barrikadave u dështoi, tash po duan të vendosin barrikada mes nesh. E duan Kosovën shtet të dështuar. Uji fle, por armiku nuk fle. Por s’do kenë sukses, sepse ju e ne jemi një hap para tyre…”, ka përfunduar shkrimin e tij Avdyli.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika