Deputetët e Kosovës do të mblidhen sot për të 20 herë me radhë në përpjekje për të konstituuar Kuvendin dhe për ta zgjedhur kryetarin e tij, proces ky që ka ngecur tash e sa javë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por kjo është kundërshtuar nga PDK, LDK dhe AAK, të cilat e shohin atë si “figurë përçarëse”.

Për të mundësuar votimin e fshehtë për postin e kryetarit, kryesuesi Avni Dehari ka propozuar disa herë themelimin e një Komisioni të veçantë, por as ky propozim nuk ka kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.