Partia Demokratike e Kosovës e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, nesër nga ora 09:00 do të mbajë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Konferenca do të mbahet para objektit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa PDK-ja ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë konferencë.
PDK-ja pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë, të cilën e konsideron jokushtetuese.
Kujtojmë se edhe Aleanca ka deklaruar se do t’i drejtohet Kushtetueses për të njëjtën arsye.