Konsultime në OKB lidhur me rezolutën për Srebrenicën

Konsultimet joformale për draft-rezolutën që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë do të mbahen më 17 prill në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Qendrën Memoriale në Potoçari

Konsultimet joformale për draft-rezolutën që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë do të mbahen më 17 prill në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, u tha në ueb-faqen zyrtare të kësaj organizate.

Takimi është thirrur nga misionet e përhershme të Gjermanisë dhe Ruandës, së bashku me misionet e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kilit, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Jordanisë, Holandës, Lihtenshtajnit, Malajzisë, Zelandës së Re, Sllovenisë, Turqisë dhe misionit të Shteteve të Bashkuara.

Kabineti i kryesuesit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, dhe anëtari i Presidencës, Zhelko Komshiq, njoftuan para mbajtjes së konsultimeve joformale në Nju Jork, se të dy do të qëndrojnë në selinë e OKB-së më 17 prill për shkak të rezolutës së propozuar për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ata shtuan se rezoluta e propozuar do të futet në agjendë në fillim të majit.

Në draft-rezolutë, në të cilën ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, kërkohet që të dënohet çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe inkurajohen anëtarët e OKB-së që të ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë program të duhura përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë revizionizmin dhe gjenocidin në të ardhmen.

Draft-rezoluta vë në pah rëndësinë e përfundimit të procesit të kërkimit dhe identifikimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe mundësinë që ata të varrosen në mënyrë dinjitoze.

Po ashtu, rezoluta e propozuar bën thirrje për vazhdimin e ndjekjes ligjore të kryerësve të gjenocidit.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjencodi dhe krime të tjera të kryera në Srebrenicë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika