Konsultimet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon edhe Emilija Rexhepin dhe Adem Hoxhen
Në vazhdën e takimeve me krerët e partive politike për ngërçin politik pas 41 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryetaren e Nova Demokratska Stranka, Emilija Rexhepin dhe me kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhen. Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive […]
Në vazhdën e takimeve me krerët e partive politike për ngërçin politik pas 41 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryetaren e Nova Demokratska Stranka, Emilija Rexhepin dhe me kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhen.
Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot po vazhdon me takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.
Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.
















