Konsumimi i tepërt i alkoolit gjatë pandemisë Covid-19 mund të shkaktojë mijëra vdekje në 20 vitet e ardhshme

Ekspertët e shëndetësisë në Britani kanë paralajmëruar se konsumuesit e alkoolit e kanë rritur dozën e pijes pas fillimit të pandemisë Covid-19. Ky fakt sipas tyre do t’i shtojë hospitalizimet dhe vdekjet

Foto: Sky News

Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se pirja e tepërt e alkoolit gjatë pandemisë Covid-19 mund të shkaktojë mijëra vdekje dhe hospitalizime në 20 vitet e ardhshme.

Hulumtimet e bëra nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë së Anglisë dhe ai i dhe Universitetit të Sheffield-it tregojnë se ata që konsumonin më pak alkool e kishin reduktuar konsumimin e tij gjatë pandemisë, kurse ata që konsumonin më shumë përfunduan duke konsumuar edhe më shumë dhe mund të mos kthehen asnjëherë në nivelin e pijes siç ishin para pandemisë, raporton Sky News.

Personat e moshës rreth 24 dhe 25 vjeç të cilët ishin konsumues të mëdhenj të alkoolit e kanë rritur nivelin e pijes më shumë se çdo grup tjetër, prej kur u përhap pandemia COVID-19.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë së Anglisë, thotë se edhe nëse të gjithë konsumuesit e alkoolit do të ktheheshin në gjendjen e mëparshme në vitin 2019, prapë do të kishte rreth 42 mijë e 677 persona të shtrirë në spital dhe rreth 1 mijë e 830 vdekje që do të lidheshin direkt me alkoolin.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë së Anglisë, shton se në skenarin më te keq, numrat e të shtrirëve në spitale mund të shkojë rreth 972 mijë e 382 persona. Kjo mund t’i kushtojë shtetit rreth 5.2 miliardë paund.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika