Kontigjenti i FSK-së ka përfunduar me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33” në Gjermani

Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels)

Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33” dhe janë kthyer në Kosovë.

Në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).

May be an image of 1 person

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

May be an image of 4 people

Ndryshe, Kosova po përballet me një dislokim enorm të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe në jug të Serbisë, kryesisht përgjatë vijës kufitare.

Kështu ka thënë në një intervistë për “The Geopost”, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili shtoi se përveç brigadave, Serbia ka të dislokuara në kufi me Kosovën edhe kapacitete të tjera që janë blerë nga Kina dhe Rusia dhe se kjo paraqet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, një rrezik i tillë është shumë i lartë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika