Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se kontigjenti i tyre që ka shkuar të ndihmojë Turqinë, ka festuar 15 vjetorin e pavaresisë së Kosovës nga Hatay i Turqisë.

“Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtria turke gjeti kohë të vizitoj ushtarakët tanë që janë në mision në Hatay të Turqisë, dhe të ju uroj diten e Pavaresisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar FSK.

Gjatë kësaj të premteje, kontigjenti i FSK-së është vizituar dhe nga Rexhimenti i Komandos Turke dhe në shenjë falenderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti i Kosovës, dhe veçanërisht ekipit të FSK-së, i dorëzuan flamurin e Republikës së Turqisë.

“Kontigjenti i FSK-së, feston 15 vjetorin e pavaresisë së Kosovës, në Hatay të Turqisë
Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtria turke gjeti kohë të vizitoj ushtarakët tanë që janë në mision në Hatay të Turqisë, dhe të ju uroj ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kontigjenti i FSK-së me këtë rast është vizituar nga Rexhimenti i Komandos Turke dhe në shenjë falënderimi për gjithë mbeshtetjen e ofruar nga Shteti i Kosoves dhe veqanerisht FSK ekipit të FSK-së i dorezuan flamurin e Republikes se Turqisë”, njofton FSK-ja.