Kontingjenti i 37-të ushtarëve nga Kroacia niset drejt Kosovës

Kontingjenti i 37-të i ushtarëve kroatë pritet të vijnë në Kosovë në kuadër të trupave të KFOR-it

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, të hënën në Petrinjë ka marrë pjesë në lamtumirën ceremoniale të kontingjentit të 37-të të ushtarëve kroatë, që pritet të vijnë në Kosovë në kuadër të trupave të KFOR-it.

Milanoviq ka vlerësuar se Kroacia nuk e bëri këtë “për të dëmtuar Serbinë”, por për ta “shpërblyer Kosovën për atë që ka kaluar”, ka njoftuar zyra e presidentit kroat.

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë, dhe siç janë gjërat, kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Por, ne nuk ndërhyjmë në atë politikë, siç edhe bëmë shumë vite më parë, kur e njohëm Kosovën”, ka thënë Milanoviq, raporton HRT.

Ilustrim

“Shpresoj se së shpejti do të jemi të pranishëm në numër më të vogël dhe simbolik në misionin EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë, nga i cili na mbajnë në distancë”, ka shtuar presidenti kroat.

Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, Robert Hranj dhe komandanti i Ushtrisë Kroate, Boris Sheriq.

Aktualisht, NATO ka tre mijë e 700 trupa në Kosovë, në kuadër të misionit të KFOR-it, i cili ende funksionon nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, përmes një fjalimi që ka mbajtur në Gjermani, ka deklaruar se Kosova ka për synim kryesor anëtarësimin në Aleancën Veri Atlantike(NATO) dhe Bashkim Evropian(BE).

Ai kishte thënë se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO, dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Mehaj: ​Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika