Kontrabandim me migrantë dhe posedim i narkotikëve, arrestohet një person në Vermicë

“Migrimi i parregullt”, plani operativ i Policisë së Kosovës ka realizuar arrestimin e një personi për kontrabandim me migrantë sirianë dhe posedim të lëndëve narkotike,122 gramë të llojit marihuanë

Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdën e zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, të premten e 16 shtatorit ka arrestuar një person të dyshuar dhe disa viktima të trafikimit me migrantë në Vermicë.

“Njësia policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, kanë ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke marrë katër persona shtetas sirianë që dyshohet se janë migrantë të parregullt”.

“Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar mashkull kosovar i janë gjetur 2 qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit ‘marihuanë”, shkruhej në njoftimi e policisë.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “ Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërkaq i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika