Kontrabandohet një sasi lëngu në Veri të Kosovës, dyshohet të jetë alkool medicinal

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë përmes së cilës bën të ditur se automjeti kishte qenë në përcjellje dhe se i njëjti, drejtohej nga një mashkull kosovar





Krahas aktiviteteve për luftimin e kontabandës në Veri të Kosovës, në këtë të fundit është ndaluar një automjet i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë përmes së cilës bën të ditur se automjeti kishte qenë në përcjellje.

“Kështu dje, në pjesën veriore është vërejtur një automjet me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall, me ç‘rast automjeti është përcjellë dhe më pas është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit të tij është vërejtur se është i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal”, thuhet në komunikatë gjersa theksohet se “Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar dhe i njëjti është sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu”.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë dhe më pas është referuar për trajtim së bashku me mallin e konfiskuar tek Dogana e Kosovës.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika