Kontrata kolektive, SBASHK-u me veprime ligjore kundër MASHT-it

Ministria e Arsimit shkëputi kontratën Kolektive që ishte nga 2021-ta me Sindikatën e Arsimit. E njëjta përfshinte disa të mira për mësimdhënësit e vendit të cilët po ankohën që i janë larguar. Në ndërkohë SBASHK-u po thotë që do të ndërrmarin veprime ligjore kundër Ministrisë së Arsimit

Foto ilustrim

Kontrata Kolektive e nënshkruar ndërmjet ish-Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj  dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u shkëput nga Ministrja aktuale, Arbërie Nagavci.

Për këtë veprim kjo ministri pati këtë arsyetim.

“Kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit”.

Por, nga SBASHK-u po ankohën që nuk u përfshin në procesin e shkëputjës.

“Meqë shkëputja e Kontratës Kolektive nga ana e MASHTI-të është e njëanshme pa përfshirjen e SBASHK ne do ti ndërrmarin të gjitha rrugët ligjore”, ka thënë Shala.

Kontrata Kolektive ndër të tjera përfshinte disa të mira për mësimdhënësit. Një ndër to edhe ndihmesen prej 70 për qind të lirimit të pagesës për udhëtim.

Kjo nuk po mirëpritët aspak nga mësimdhënësi, Agim Kosumi.

“Çdo mësimdhënës pa kontratë kolektive nuk mund ti gëzoj shumë të drejta, pagesën e udhëtimit, pagesën e shujtave e nuk e di si po ka guxim një njeri të eliminoj gjithcka që është arritë deri më tash”, është shprehur Kosumi.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës po planifikon që të krijoj një Kontratë të re kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e të mërkurës tha se kontrata do të hartohet në përputhje me mundësitë buxhetore për pagat e reja për punonjësit në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika