Kontroll surprizë për Anthony Joshua në Dubai, i nënshtrohet testit antidoping gjatë darkës

Anthony Joshua, i cili ka gati një vit pa u ngjitur në ring, vijon përgatitjet për rikthimin e tij të madh. Ndërsa menaxheri i tij ka zhvilluar bisedime me disa boksierë të njohur, përfshirë edhe Tyson Fury, britaniku mbetet ende larg vëmendjes mediatike.

Megjithatë, ai nuk i ka shpëtuar kontrollit të papritur të Federatës Angleze të Boksit, e cila e testoi për doping gjatë qëndrimit të tij në Dubai.

35-vjeçari ndodhej në shoqërinë e promotorit Eddie Hearn, duke konsumuar darkë, kur agjentët iu afruan dhe i kërkuan të kryente testin. Sipas rregullores, çdo boksier është i detyruar t’i nënshtrohet kontrollit në çdo kohë dhe vend, përndryshe përballet me sanksione.

Vetë Hearn filmoi momentin dhe e publikoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Joshuan si “boksierin më të testuar në histori”.

“Nuk ka boksuar për një vit. Ulem për darkë në Dubai dhe testuesit anti-doping shfaqen në qendër të vëmendjes”, shkroi ai.

Joshua ka marrë disa ftesa për duele, përfshirë edhe një sfidë nga youtuberi Jake Paul, por britaniku e ka refuzuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika