Kontrolle në bizneset pranë shkollave për shitjen e cigareve elektronike te të miturit

Inspektorati Qendror i Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka intensifikuar aksionet inspektuese për parandalimin dhe luftimin e shitjes ilegale të cigareve elektronike te personat e mitur.

Sipas njoftimit të MINTI-t, gjatë pjesës së parë të muajit qershor 2026, inspektimet janë fokusuar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të shkollave dhe që merren me shitjen e cigareve elektronike.

Kontrollet janë zhvilluar në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Vushtrrisë, Ferizajt dhe Vitisë, ku inspektorët kanë verifikuar zbatimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit, në veçanti dispozitat që lidhen me shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme.

MINTI bëri të ditur se shkeljet e evidentuara gjatë këtyre inspektimeve janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërkaq, Inspektorati Qendror i Tregut ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme inspektuese në të gjithë territorin e Kosovës.

“MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të të rinjve, si dhe në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, duke vendosur theks të veçantë në mbrojtjen e të miturve nga qasja në produkte që mund të cenojnë mirëqenien e tyre”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika