Kontrolle në parkingje, zbulohen biznese pa regjistrim dhe pa kuponë fiskalë në katër qytete

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka zhvilluar një aksion inspektimi në parkingje në Podujevë, Lipjan, Obiliq dhe Graçanicë, ku janë evidentuar shkelje të shumta që lidhen me shmangien nga tatimi dhe ushtrimin e veprimtarisë në kundërshtim me ligjin.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve janë konstatuar biznese të paregjistruara, ushtrim i aktivitetit pa arkë fiskale, moslëshim i kuponëve fiskalë, punëtorë të paregjistruar, si dhe biznese që operonin pa kontrata qiraje.

“Njësitet policore në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë dhe ATK-në, gjatë inspektimeve nëpër parkingje në qytete të ndryshme si Podujevë, Lipjan, Obiliq dhe Graçanicë kanë evidentuar shkelje të ndryshme si: biznese të paregjistruara, ushtrim i aktivitetit pa arkë fiskale, moslëshim i kuponëve fiskalë, punëtorë të paregjistruar, biznese pa kontrata qiraje etj.”

Policia bëri të ditur se për të gjitha shkeljet e evidentuara janë njoftuar autoritetet përkatëse dhe rasti është koordinuar vazhdimisht me prokurorin kompetent.

“Të gjitha shkeljet do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës. Lidhur me të gjeturat është informuar dhe konsultuar në vazhdimësi prokurori. Inspektimet vazhdojnë.”

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika