Kontrollohen 11 biznese në tri rajone të Kosovës, dyshohen për mallra të falsifikuara

Janë kontrolluar 11 biznese në Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, sepse dyshohet që ato mbajnë mallra të falsifikuara

Dogana e Kosovës

Përmes një aksioni që ka organizuar sot, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, kanë kontrolluar 11 subjekte tregtare në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, sepse dyshohet që të njëjtat mbajnë mallra të flasifikuara.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Dogana e Kosovë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe Inspektorati i Tregut si anëtarë të Task Forcës për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit, pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikim të informatave, kanë zbuluar se subjektet tregtare posedojnë mallra që dyshohet se janë të falsifikuara.

Andaj, si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore, kanë planifikuar veprimet operative në teren dhe është zbatuar Plani Operativ, ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare në 3 regjione të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë)”, ka thënë Stavileci.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika