Konujfca deputetëve të Listës Serbe: E luftoni Kosovën, krimineli Radoiçiq është shef i juaji
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Listës Serbe, duke i akuzuar ata për provokim para fillimit të seancës dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve. Ai ka theksuar se kjo sjellje është e papranueshme, dhe ka ndërprerë vazhdimin e seancës të së enjtes. “Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Listës Serbe, duke i akuzuar ata për provokim para fillimit të seancës dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve.
Ai ka theksuar se kjo sjellje është e papranueshme, dhe ka ndërprerë vazhdimin e seancës të së enjtes.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë, është e pa tolerueshme kjo sjellje se njëherë në gjashtë muaj vini ne kuvend vetëm për me i keqpërdorur taksat e qytetarëve në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni, shkoni edhe i rrini gatitun shefit të juaj kriminel Radojçiqit edhe keni guxim të vini në Kuvend , trup të keni edhe kërkojë me ndërpritet seanca”, ka deklaruar Konjufca.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar t’i pengojnë ata të Listës Serbe që të mos futen në sallën e seancave plenare të Kuvendit të enjten pasdite.
Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe vijnë në Kuvend vetëm për ta siguruar pagën.















