Korea e Jugut shpall periudhë zie pasi rrëmuja e Halloween vrau 153 persona

Korea e Jugut ka shpallur periudhë zie pas vdekjes së rreth 153 personave për shkak të të një rrëmuje gjatë festimeve të Halloween-it

Ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes në Seul

Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur një periudhë kombëtare zie për shkak të një rrëmuje gjatë festimeve të Halloween-it, pasi numri i të vdekurve është rritur në 153.

Presidenti Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte skenën e përplasjes së turmës.

“Kjo është vërtet tragjike,” tha ai. “Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”.

Mediat koreano-jugore raportuan se gjithsej 153 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul të shtunën mbrëma, ndërsa të paktën 82 u plagosën.

Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, tha se numri i vdekjeve mund të rritet dhe se një numër i paspecifikuar i të plagosurve janë në gjendje kritike – me të paktën 50 persona që po trajtohen për arrest kardiak, njofton Reuters.

Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloëeen pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon.

Shumica e trupave janë dërguar në spitale, ndërsa pjesa tjetër po dërgohen në një palestër aty pranë në mënyrë që të mund të identifikohen, shtoi ai.

Një zyrtar i zjarrfikësve tha se shumica e të vdekurve janë në adoleshencë dhe në të 20-at dhe se 19 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Ishte ngjarja e parë e Halloween në Seul në tre vjet pasi vendi hoqi kufizimet e COVID-19 dhe distancimin shoqëror. Shumë nga të pranishmit ishin të veshur me maska ​​dhe kostume të Halloween.

 “Halloween” sjell fatkeqësi në Kore, rreth 146 të vdekur nga rrëmuja e shkaktuar gjatë festimeve   

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika