Koreja e Jugut kërkon bisedime me Phenianin: Koha për një regjim paqeje

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka bërë thirrje për rifillimin e dialogut me Korenë e Veriut, duke propozuar që dy vendet të punojnë drejt bashkëjetesës paqësore dhe zvogëlimit të tensioneve në Gadishullin Korean.

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, me rastin e përvjetorit të çlirimit të Koresë nga sundimi kolonial japonez, Lee tha se Seuli do të kërkojë masa konkrete për parandalimin e konflikteve dhe krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm sigurie.

Ai theksoi nevojën që armëpushimi, i cili i dha fund luftimeve në Luftën Koreane të viteve 1950-1953, të zëvendësohet me një “regjim paqeje”. Lufta përfundoi me armëpushim dhe jo me traktat formal paqeje, çka do të thotë se teknikisht dy Koretë mbeten ende në gjendje lufte.

Lee bëri thirrje për dialog ndërmjet Koresë së Veriut dhe palëve të tjera të përfshira, duke thënë se në kuadër të bisedimeve mund të diskutohen edhe masa për frenimin e kapaciteteve bërthamore të Phenianit.

Presidenti koreanojugor tha se Seuli do të ndërmarrë hapa të qëndrueshëm për uljen e tensioneve, parandalimin e përshkallëzimit dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës.

Megjithatë, marrëdhëniet ndërmjet dy Koreve vazhdojnë të jenë të tensionuara. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka hequr dorë nga politika e ribashkimit dhe e ka cilësuar Korenë e Jugut si shtetin më armiqësor ndaj Phenianit.

Koreja e Veriut ka refuzuar deri më tani ofertat e Lee-së për angazhim, ndërsa ka kritikuar planet e Seulit për nëndetëse me energji bërthamore dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Në fjalimin e tij, Lee foli edhe për raportet me Japoninë. Ai kërkoi që çështjet e së kaluarës historike të trajtohen, por njëkohësisht të punohet për të ardhmen, duke shprehur synimin për një periudhë të re paqeje dhe prosperiteti me Japoninë si “fqinj të ngushtë”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika