Koreja e Veriut dyshohet se ka lëshuar raketa balistike
Koreja e Veriut dyshohet të ketë lëshuar disa raketa balistike herët të mërkurën, me orën lokale, sipas transmetuesit publik japonez NHK, të cilat më pas kanë ranë në det. Transmetuesi, duke cituar Rojet Bregdetare të Japonisë, raportoi se Koreja e Veriut kishte lëshuar “atë që mund të jenë dy raketa balistike”. Kjo vjen pasi zyra […]
Koreja e Veriut dyshohet të ketë lëshuar disa raketa balistike herët të mërkurën, me orën lokale, sipas transmetuesit publik japonez NHK, të cilat më pas kanë ranë në det.
Transmetuesi, duke cituar Rojet Bregdetare të Japonisë, raportoi se Koreja e Veriut kishte lëshuar “atë që mund të jenë dy raketa balistike”.
Kjo vjen pasi zyra e kryeministrit japonez tha se “Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë balistike të dyshuar”.
Tutje, transmetuesi publik japonez shtoi se “burimet e qeverisë japoneze thonë se predha duket se ka rënë në detin e Japonisë, jashtë zonës ekonomike ekskluzive të vendit”.
Një nëndetëse me raketa balistike të Marinës së SHBA-së me aftësi bërthamore bëri një vizitë në port në Korenë e Jugut këtë të martë. Prezenca e nëndetëses me raketa balistike të klasit Ohio në qytetin portual të Koresë së Jugut, Busan, u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes e vendit të martën pasdite.
Mbërritja e nëndetëses dhe lëshimet e dyshuara pasuese të mërkurën pasojnë një periudhë tensionesh të rritura në këtë gadishull. Javën e kaluar, Koreja e Veriut testoi atë që tha se ishte një raketë e avancuar me rreze të gjatë dhe kërcënoi se do të rrëzonte aeroplanët zbulues ushtarakë amerikanë që angazhoheshin në ato që i quajti aktivitete “spiunazhi armiqësor” pranë territorit të saj.
Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha në një deklaratë të hënën se vendosja e një nëndetëse me raketa balistike amerikane në gadishull do të dëmtonte linjat tashmë të thyera të komunikimit midis dy palëve.
Koreja e Jugut dhe SHBA mbajtën gjithashtu takimin e tyre inaugurues në Seul të martën, në kuadër të Grupit Konsultativ Bërthamor, një panel i përbashkët i ngritur nga krerët e vendeve në një samit në Uashington në prill.















