Koreja Veriore konfirmon se e ka në mbajtje ushtarin amerikan

Koreja Veriore ka konfirmuar se e ka në mbajtje ushtarin amerikan, Travis King

FOTO:AP

Koreja Veriore ka konfirmuar se e ka në mbajtje ushtarin amerikan, Travis King, teksa është përgjigjur për herë të parë ndaj kërkesave për vendndodhjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila mbikëqyr Zonën e Çmilitarizuar në mes të Koresë Veriore dhe asaj Jugore.

Ushtari amerikan, 23-vjeçar, e ka kaluar kufirin mes dy Koreve më 18 korrik, sa ka qenë në një udhëtim me përcjellës.

Komanda e OKB-së ka refuzuar të japë më shumë hollësi për përgjigjen e verikoreanëve “në mënyrë që të mos ndërhyjë në përpjekjet për ta dërguar personin në shtëpi”, shkruan REL.

Megjithatë, përgjigjja lë të kuptohet se Pheniani mund të jetë i gatshëm t’i nisë negociatat.

Verikoreanët e kanë pranuar më parë kërkesën për informacion, por kjo është hera e parë që përgjigjen.

Para se të kalonte kufirin, Travis King ka qenë dy muaj në burg në Korenë Jugore, pas akuzave për sulm.

Ai është liruar më 10 korrik, dhe planet kanë qenë që ai të niset në SHBA për t’u përballur me procedura disiplinore, mirëpo ka arritur të largohet nga aeroporti dhe t’i bashkohet udhëtimit me përcjellës.

King është specialist zbulimi, i cili ka qenë në ushtrinë amerikane prej janarit të vitit 2021, ndërsa në Korenë Jugore ka shkuar në kuadër të një rotacioni.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika