Korenica dhe Rrahmani lënë VV-në, pritet t’i bashkohen Listës për Familjen

Deputetët e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, këtë të hënë në ora 11:00 do të mbajnë konferencë për media

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk do ta gjejnë deputetin Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rrahmani dhe Korenica kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen koalicionit AKR-PD.

Të dy deputetët gjatë këtij mandati qeverisës në shumë raste nuk janë pajtuar me grupin parlamentar të Vetëvendosjes.

Në mospajtim kanë pasur edhe lidhur me Kodin Civil, Ligjin për Fertilizim, etj.

Ndryshe, Lista Familja në emër të deputetit Eman Rrahmani ka ftuar konferencë për sot në ora 11:00.

“Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika