Korenica: Nëse nuk hiqet UA për ndalimin e shamisë, s’e votoj ligjin për tekste shkollore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se pa u hequr UA për ndalimin e shamisë në shkollat e mesme, nuk do ta votojë projektligjin për tekstet shkollore

Visar Korenica, deputet i VV-se

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka treguar se nuk është kundër përmbajtjes së ligjit për tekste shkollore, porse për votimin e tij e ka një kusht.

Korenica, në “Debat Plus”, u shpreh se nëse nuk hiqet Udhëzimi Administrativ që e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme, nuk do ta votojë ligjin për tekstet.

Sipas tij, për këtë çështje është në dijeni edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Deputeti i VV-së tha se ndalimi i mbulesës në shkollat e mesme është i paligjshëm.

“Nuk jemi kundër përmbajtjes pse s’e votoj ligjin për tekste shkollore. Pse s’e kemi votu është sepse ka tre vite që ne e kemi diskutu me ministren Nagavci që të hiqet Udhëzimi Administrativ racist për mbulesën, i cili ka krijuar kokëqarje shumë vajzave që kanë vendosë ta vendosin shaminë, e që nuk kemi hasur në një mirëkuptim. I kemi dhënë kohë, ky UA është i paligjshëm, kemi edhe deklaratën e  zyrës së kryeministrit që i njëjti udhëzim është i kundërligjshëm. E drejta për shkollim duhet të ju garantohet të gjithëve pa dallim, pavarësisht bindjeve, në bazën e kësaj këtë e kemi marrë si pozicion të fundit që të ketë reflektim”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika