Koreshi: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në KiE

Ambasadori i Shqipërisë dhe përfaqësuesi në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, ka vlerësuar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke shtuar se ata kanë një planveprim të jashtëzakonshëm për të garantuar suksesin

Debat Plus, 17 prill 2024.

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive është bërë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ka qenë një koordinim i jashtëzakonshëm, një punë e strukturuar dhe një punë e përditshme intensive, pesë muaj para se Kosova të paraqesë aplikimim, biles përpara se të përjashtohej Rusia nga Këshilli i Evropës. Kjo është një ndërmarrje shumë serioze dhe për t’u arritur një sukses duhet një punë shumë serioze, është bërë një punë shumë serioze dhe është bërë një studim dhe planveprim i jashtëzakonshëm nga autoritet e Kosovës, që ky proces të mos dështonte”, ka thënë ai në “Debat Plus”.

Koreshi ka theksuar angazhimin e autoriteteve të Kosovës për të siguruar suksesin e këtij procesi, duke theksuar frymën përkrahëse në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, që, sipas tij, duhet të kishte ndodhur që në vitin 2008.

“Dhe unë kam pasur fatin që kam qenë këtu gjatë gjithë kohës, që në momentin e aplikimit dhe kam parë sesi ka avancuar, dhe fryma që ekzistonte në Këshillin e Evropës ishte për ta përkrahim Kosovën. Kosova duhet të ishte anëtare e kësaj organizate që në 2008-tën”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me procedurat e tjera, Koreshi ka përmendur se ndër 46 vendet anëtare të Këshillit të Evropës, 34 njohin Kosovën, ndërsa 12 nuk e njohin, dhe thekson nevojën për një punë bindëse me ato që nuk e njohin.

Ndërkaq, ai ka shmangur rrezikun e mundshëm për anëtarësim të kushtëzuar me themelimin e Asociacionit.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika