Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Portugali

Nga data 9 deri më 14 nëntor, kori ‘Siparantum’ do ta përfaqësojë Kosovën në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës, në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve “Lisbon Sings” në Portugali

Ilustrim





Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings”, në Portugali, në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës, aktivitet ky që është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”, ku tashmë Siparantum Choir është bërë pjesë.

Kori Siparantum do të garojë në dy kategori: Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe Competition in Category S – Sacred Choral Music a cappella, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Po ashtu, në njoftimin e Ministrisë theksohet se përveç këtyre dy aktiviteteve, Kori do të jetë pjesë e koncertit Friendship Concert, i cili do të mbahet në sallën e njohur Universidade de Lisboa Aula Magna, që është universiteti më i madh dhe më prestigjioz në Portugali, njëherësh edhe një nga universitetet kryesore të Evopës.

Ndyrshe, kori Siparantum është shpërblyer me pikët maksimale në Festivalin Internacional të Koreve “The Golden Lime of Tuhelj” në Kroaci, që i ka sjellë vendit “Medalje të Artë”, fitues i kategorisë “ Musica Contemporanea” në garën më të madhe të koreve në botë, WORLD CHOIR GAMES (2021) dhe Diplomë të Artë, fitues i dy vendeve të para (Kategoria F dhe Kategoria G) në Europian Festival for Young People, në Belgjikë.

Në këto koncerte, Siparantum do të paraqitet me vepra të epokave të ndryshme stilistike me theks të veçantë, veprat e kompozitorëve shqiptarë.

Ilustrim, shtetet që do të garojnë në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings” – Portugali

 

 





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika