Kori “Siparantum” feston 5 vjetorin e themelimit

Kori "Siparantum", të shtunën e 18-të qershorit do të mbajë koncertin e radhës për nder të 5-vjetorit të themelimit të tij, në këtë koncert do të interpretohen vepra nga kompozitorë të ndryshëm, poashtu do të shfaqet edhe një dokumentar për sukseset e këtij kori

Siparantum është njëri prej emrave të parë të qytetit të Pejës. Emër të cilin sot e mbanë kori i muzikës klasike në këtë qytet.

Kori “Siparantum” interpreton vepra të periudhave dhe stileve të ndryshme, por pjesa më e madhe e veprave i takon muzikës korale kontenporane, pra muzikës moderne.

Ky kor të shtunën e 18-të qershorit do të mbajë koncertin e radhës, paraqitje kjo e cila do të bëhet me rastin e 5 vjetorit të themelimit.

Në mbrëmjen e së shtunës, do të shfaqet një dokumentar, ku do të flitet për kritikat pozitive për Korin “Siparantum”.

Në dokumentar do të ketë muzikantë dhe dirigjentë të cilët do të flasin për Korin “Siparantum”, të arriturat, sukseset dhe përfomancat e tyre jashtë vendit.

Koncerti do të mbahet në Kino “Jusuf Gërvalla”, në ora 20:00, në Pejë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika