“Korniza e Re” e dialogut, opinione të kundërta në Kosovë dhe Serbi

Vuçiq ka thënë se në takim me diplomatët evropianë ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Ai nuk ka dhënë detaje se çfarë nënkupton me zgjidhje kompromisi

Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq

Paralajmërimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për një kornizë të re të dialogut ka nxitur reagimet të shumta.

Për një mungësi të tillë ekzistojnë vlerësime të kundërta në Kosovë dhe Serbi.
Angazhimin në mbështetje të Lajçakut të këshilltarëve gjermanë dhe francezë, si dhe emisarit amerikan, opinionisti serb, Dushan Janjiq e sheh si formë të re të dialogut.

Dushan Janjiq, opinionist serb ka thënë: “Lajçak nuk ka të drejtë. Nëse ju merrni këshilltarë të veçantë, de facto ky është një format i ri i dialogut. Nëse ai vjen me Escobar, vjen me njerëzit e tjerë, kjo është e vërtetë. Kjo nuk e ndryshon mënyrën e burokracisë dhe në këtë mënyrë formati përcaktohet me rezolutën e Asamblesë së OKB-së”.

Opinionisti serb, Dushan Janjiq

Janjiq ka shtuar se ‘Ndoshta nuk kam të drejtë, mbase Vuciq edhe është i çmendur, por siç e kuptova, edhe këshilltarët specialë po vijnë me Lajçakun, para së gjithash për të mbuluar besueshmërinë e tij dhe për ta bërë këtë dialog më produktiv se tani”.

Megjithatë, në Kosovë përmendja e një kornize të re të dialogut shihet si tendencë negative.

Profesori Seb Bytyqi, thotë se Vuçiq po e thotë këtë për të penguar të zvarritur dialogun.
Seb Bytyqi, profesor ka thënë: “Është një përpjekje e presidentit Vuçiq për të ndikuar dialogun për të pënguar negocimin mes Kosovës dhe Serbisë, sepse pretendon që i janë ofruar kushte më të mira Serbisë, dhe kështu dëshiron që një marrëveshje e propuar të jetë e tillë që i ofron kushte më të mira Serbisë”.

Profesori, Seb Bytyqi

Bytyqi ka shtuar se “Krijimin e një statusi të vecantë për Veriun është ajo që kërkon Serbia dhe kjo mund të jetë ajo pse Vuciq ka thënë ashtu”.

Takimet e shpeshta pa ndonjë zgjidhje konkrete, po shihen si të tepërta nga njohësit e këtij procesi. Ata thonë se takimet e radhës të nivelit të lartë duhet të zhvillohen me propozime konkrete nga të dyja palët në dialogut dhe BE-së si ndërmjetës.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika