Korrespondenti për çështjet evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel: BE-ja ka dështuar në rolin e saj si ndërmjetës neutral

Nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës, fajtori kryesor për këtë është BE-ja sipas korrespondentit për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel

Korrespondent për çështjet evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, 

Korrespondenti për çështjet evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, ka reaguar pas dështimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku e ka akuzuar përfaqësuesin e lart të Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ku ka thënë se ky dështim i dialogut është dështim i tij.

“BE-ja ka dështuar në rolin e saj si ndërmjetës neutral … sepse Brukseli gjithmonë është përpjekur të akomodojë presidentin Vuçiq dhe po i bën presion Kosovës si një partner gjoja më i dobët”, ka shkruar në Twitter.

Por, Israeli ka kujtuar se si Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian por “Serbia nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe po flirton me Kinën, e cila mbetet pa pasoja”.

Ndërsa, sipas tij Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që është ende në pritje të liberalizimit të vizitave për Zonën Shengen.

“Vazhdimisht shtyhet me justifikime të reja”, ka shkruar Israel në Twitter.

“Serbia mban struktura paralele në veri të Kosovës dhe Brukseli shikon nga ana tjetër. Mosmarrëveshja për targat e makinave ka vite që ziej dhe Kosova është shtyrë vazhdimisht”, ka shtuar ai.

Israel, ka përfunduar duke thënë se nëse përshkallëzohet situata fajtori kryesor për këtë është BE-ja.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika