Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë nisur hetimet për tenderët njëburimorë. Sipas saj, ky veprim i prokurorisë është lajm i mirë dhe se është sinjal se kush i prek paratë e qytetarëve përballet me ligjin.

“Lajm i mirë nisja e hetimeve për tenderët njëburimor. Nisja e hetimeve për tenderët njëburimor është sinjal i mirë se kushdo që prek paratë e qytetarëve përballet me ligjin. LDK do të vazhdojë denoncimin e secilit tender, secilit veprim korruptiv të Qeverisë”, tha ajo.

Sipas saj, janë mbi 890 kontrata në vlerë mbi 240 milionë euro të dhëna me negocim të drejtpërdrejtë.

“Duhen veprime të shpejta të drejtësisë për të ndalur korrupsionin përmes keqpërdorimi të detyrës zyrtare, dëmtimit të buxhetit të shtetit dhe deformimit të konkurrencës së drejtë në treg”, tha ajo.