Kos: Jam e tmerruar nga deklarata e ministres serbe për Kosovën, në Evropë nuk ka vend për retorikë të tillë

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi të martën në Bruksel se është “e tmerruar” nga deklarata e Snezhana Paunoviq, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, e cila në një intervistë në televizionin serb “Kurir” tha se po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta pastronte etnikisht Kosovën.

“Për deklarata të tilla mund të ketë vetëm tolerancë zero. Në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon, promovon dhe glorifikon spastrimin etnik dhe personalisht jam vërtet e neveritur që në këtë situatë duhet të thuhet diçka e tillë”, deklaroi Kos në një konferencë për media, shkruan N1, transmeton Dukagjini.

Mes tjerash, Kos u shpreh se deklarata të tilla janë në kundërshtim me detyrimet e Serbisë ndaj BE-së, si dhe me vlerat e dinjitetit njerëzor.

“Këto deklarata janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm, përgjegjësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian dhe pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ndodhë. Ato janë gjithashtu në kundërshtim me detyrimet e Serbisë ndaj BE-së dhe dialogun e lehtësuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, tha Kos.

Ajo shtoi se mund “vetëm të supozojë se këto janë qëndrime të një ministreje dhe jo të qeverisë së Serbisë”.

“Presim që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga retorika nxitëse, si dhe të kontribuojnë në ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit rajonal”, tha Kos në konferencën për media pas konferencës së pranimit me Malin e Zi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika