Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, njoftoi se në muajin qershor do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke shënuar një hap vendimtar drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë një konference të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane në Bruksel, Kos theksoi se më pas do të nisë procesi i mbylljes së kapitujve, i cili përbën fazën përfundimtare dhe po aq të rëndësishme në integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

“Duhet të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë, proces që do të realizohet në qershor. Me këtë hap, do të përfundojë faza e hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave”, tha Kos.

Komisionerja konfirmoi gjithashtu se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarësime të reja nga Ballkani Perëndimor.

Ajo theksoi se ekziston një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të avancuar procesin, duke theksuar se ky proces duhet të jetë i bazuar në merita.

“Me kryeministrin Edi Rama kemi rënë dakord për ta realizuar ‘martesën’ e Shqipërisë me Bashkimin Evropian më në fund,” deklaroi Kos.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika