Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, do të presë në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 10:45.
Pas takimit, Kurti dhe Kos do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe të përcjellin konferencën për media.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, komisionerja Kos do të takohet edhe me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jenë reformat që lidhen me Bashkimin Evropian dhe mundësitë që ofron Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, nga Komisioni Evropian është bërë e ditur se kjo është vizita e parë zyrtare e Marta Kos në Kosovë në cilësinë e Komisioneres për Zgjerim.
Sipas njoftimit, vizita synon të riafirmojë mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën për reforma të shpejta dhe vendimtare në procesin e integrimit evropian.