Të hënën me 3 prill, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Ngjitjes Sportive (IFSC).

Ky vendim është marrë në Asamblenë e 19-të Gjeneralte të IFSC-së, ku përveç Kosovës, edhe katër vende të tjera, duke përfshirë shtetet si: Islanda, Kuvajti, Libani dhe Maroku.

Ngjitja sportive hyri në programin olimpik të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa në programin olimpik është edhe për Lojërat Olimpike Paris 2024.

KOK përgëzon FBNS-në për angazhimin e deritashëm dhe anëtarësimin në IFSC, duke i uruar suksese të mëtejme.