Kombëtarja e Kosovës ka barazuar pa gola, 0-0, ndaj Izraelit në ndeshjen e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” patën disa mundësi shënimi, por nuk arritën ta gjejnë golin. Portieri Amir Shaipi ishte ndër më të dalluarit te Kosova, duke bërë disa pritje vendimtare, veçanërisht në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Kosova rriti ritmin me inkuadrimin e Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës, por rezultati nuk ndryshoi.
Pas këtij barazimi, Kosova ka katër pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Austria kryeson grupin me shtatë pikë. Irlanda po ashtu ka katër pikë, kurse Izraeli mbetet me një pikë.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon të dielën ndaj Austrisë.