Së fundmi, Kosova është bërë pjesë e “Javës Evropiane të Sportit” me projektin Be Active.

“Java Evropiane e Sportit” organizohet në të gjithë botën nga 23-30 Shtator.

Të premtën e 22 korrikut është mbajtur konferenca e “Javës Evropiane të Sportit” në Hotelin Sirius në Prishtinë.

“Programi Be Active në Kosovë promovon mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe sportive për të gjithë pavarësisht nga mosha, gjinia apo niveli i përgatitjes fizike duke nxitë individë, autoritetet publike, lëvizjen sportive, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin privat që të bashkëpunojnë me fushën e sportit “ ka thënë Ibër Alaj, Drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës.

Pamje të konferencës

“Për shtatë vite, Java Evropiane e Sportit, ka ndihmuar në trajtimin e krizës së pasivitetit duke inkurajuar evropianët të përqafojnë sa më lehtë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive në vazhdimësi. Nga viti 2015, Java Evropiane e Sportit u krijua si përgjigje përball fenomenit të të krizës së pasivitetit e që ishte në rritje e sipër”.

Prioriteti i këtij programi sipas Alajt është inkurajimi i aktivitetit fizik që të arrihet tek përmirësimi i aftësive fizike dhe mendore të qytetarëve të Kosovës.

Në konferencën e mbajtur këtë të premte është përmendue se pjesëmarrja në aktivitete të rregullta fizike dhe sportive nxitet ndjenja e përfshirjes sociale dhe integrimit përmes sportit.

Ndërsa, “Be Active” është iniciuar nga Bashkimi Evropian dhe ka gjetur mbështetje nga mbi 40 organizata ndërkombëtare të sportit.

Pamje të konferencës