Kosova dekorohet me medalje presidenciale nga Erdogan për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit

Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga presidenti turk, Recep Tajip Erdogan për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan.

Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipit të kërkim-shpërimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Foto nga dhënia e medaljes presidenciale

“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njofton ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Më poshtë mund të gjeni videon ku presidenti Erdogan ndan medalje presidenciale për shtetet që e kanë ndihmuar gjatë këtij tërmeti. Në minutën 48:30 u jepet medalja presidenciale përfaqësuesve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika