“Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në BE”

Sipas, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet që  të bëjnë hapjen e kapitujve të rinj për bashkëpunimin në mes dy shteteve për përafrimin e qytetarëve të të dyja vendeve, pasi të dyja shtetet e kanë vendin në Bashkimin Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, 17.06.2022

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në rrjetin e saj social Facebook se “ Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian (BE)” pas takimit me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Tutje, ajo ka thënë se janë duke pritur përkrahje nga vendet anëtare të BE-së, pasi Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosmërinë e qartë dhe duan që të kenë perspektivë evropiane.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, 17.06.2022

“Raportet tona të shkëlqyera ndërshtetërore janë inkurajuese në një kohë përcaktuese për kontinentin tonë. Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian, prandaj presim që vendet anëtare të BE-së ta përkrahin perspektivën dhe vendosmërinë tonë të qartë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani në Forumin e Prespës për Dialog.

Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika