Më 8 maj 2025, në Prishtinë u zhvilluan konsultime politike ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe të Polonisë.

Takimin e drejtuan Drejtori për Evropë dhe Rajon në MPJD, Mentor Tahiri, dhe Drejtoresha për Evropë në MPJ të Polonisë, Agnieszka Kowalska.

Mësohet se konsultimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit bilateral, zhvillimet në fushën e sigurisë, bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe forcimin e lidhjeve ekonomike.