Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e dialogut

Kosova dhe Serbia përsëri nuk ia kanë dalë që të arrijnë një marrëveshje për targat. Takimi i së premtes në Bruksel përsëri ka dështuar, përderisa nuk është arritur që të mbahet as takimi trepalësh. Dy shtetet ia kanë lënë fajin njëra tjetrës për dështimin, përderisa përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka theksuar se përkundër se nuk arritën marrëveshje për targat, kanë shënuar progres në disa fusha

Pa marrëveshje për targat dhe pa takim trepalësh. Ky është epilogu nga takimet e ndara të Kosovës dhe Serbisë me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë së premtes, në Bruksel.

Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, gjithë vizitën për kryeqendrën evropiane e vlerësoi si të kotë.

“Fatkeqësisht sot pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe, e cila thotë e kemi një ide, por nuk mund ta shpalosim, kemi probleme politike, nuk mund ta sjellim, thjesht në këtë drejtim, udhëtimi ka qenë krejt i kotë, për arsye se ata duket vetëm kanë ardhur në Bruksel sa për ta krijuar lajmin se dëshirojnë të bisedojnë, mirëpo kanë ardhur pa kurrfarë ideje, pa kurrfarë propozimi dhe pa kurrfarë zgjidhje”, ka deklaruar Kryenegociatori i Kosovës dhe njëherësh zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës

E arsye për dështimin e një takimi trepalësh mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Lajçak, Bislimi e bën kërkesën e Beogradit, për të diskutuar edhe për Asociacionin.

“Unë kam kërkuar takim trepalësh, por si duket në momentin, kur pala serbe është konfrontuar me këtë kërkesë i ka ardhur një intervenim nga Serbia, të cilët kanë dashur ta keqpërdorin këtë, duke e futur një temë të re në agjendë dhe kanë thënë se mund të ndodhë takimi trepalësh, nëse fillimisht bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe, gjë që nuk kemi mundur ta pranojmë sepse agjenda ka qenë e paracaktuar”, ka thënë ai.

Këtë e konfirmoi edhe Petar Petkoviq, që udhëheq ekipin negociator të Serbisë.

“Edhe sot nuk ka pasur takim të drejtpërdrejtë me Bislimin, sepse ai ka refuzuar të diskutojë për Bashkimin e Komunave Serbe dhe çështjen e të pagjeturve, për të cilën ne kemi insistuar. Ai nuk dëshiron të flasë për këtë, edhe pse gojën e kanë plot pyetje për të zhdukurit. Dhe kur ne në mënyrë specifike duhet të biem dakord, ata ndalojnë këtu. Ne jemi ata që tregojmë se kjo çështje nuk është politike, por humanitare dhe se duam ta zgjidhim”, ka thënë Petkoviq.

Petar Petkoviq

Më optimist se Bislimi e Petkoviq për takimet, u tregua Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Sapo përfunduam takimet me kryenegociatorët në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Me keqardhje, nuk kemi arritur marrëveshje për targat, por gjithsesi ne bëmë progres në disa fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Miroslav Lajçak

Palët nuk kanë bërë të ditur se kur do të ketë përsëri takime.

Kryediplomati evropian, Josep Borell deklaroi ditë më parë, se nuk do t’i ftojë liderët në takime të nivelit të lartë, deri sa të mos ketë sinjale të qarta, se do të arrihet përparim konkret.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika