Kosova dhe Zvicra me marrëveshje për Çështjet Juridike-Penale

Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike, ku me ç’rast ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se marrëveshja synon bashkëpunim më të thellë të të dy vendeve në fushën e çështjeve penale.

Sipas Haxhiut, marrëveshja është përpiluar në bazë të rregullave dhe parimeve nga konventat e Këshillit të Evropës (KE) duke u bazuar në standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Kjo marrëveshje parasheh marrjen e dëshmive, komunikimin e drejtpërdrejtë në mes të organeve tona gjyqësore themelimin e grupeve te përbashkëta hetimore, si dhe ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave dhe instrumenteve të krimit”, deklaroi Haxhiu.

Ajo gjatë konferencës tregoi se me cilat shtete synojnë të lidhin një marrëveshje të tillë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

“Ne kemi marrëveshje me disa vende, megjithatë ne kemi planifikuar që të shohim se cilat janë disa prej vendeve me të cilat ende nuk kemi marrëveshje në mënyrë që të nisim diskutimet në raport me lidhjen e marrëveshjeve”.

“Tani jemi në proces me Francën ku janë duke vazhduar negociatat me këtë shtet dhe po ashtu kemi shprehur gatishmërinë që të lidhim marrëveshje edhe me Kroacinë, dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre”, tha tutje ajo.

Nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika