Kosova dhe Zvicra të gatshme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim Sekretaren e Shtetit të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu. Në këtë takim kryeministri Kurti, shprehu mirënjohje ndaj Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ndërsa dy vendet janë shprehur të gatshme për bashkëpunim në ekonomi dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Kryeminstri Albin Kurti në takimin me Sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhënë popullit të Kosovës, ndërsa theksoi se që nga vitet e ‘70-ta mërgata jonë atje është ura më e mirë lidhëse mes dy shteteve tona.

Sekretarja Leu, e vlerësoi miqësinë vibrante mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e mërgatës së Kosovës në Zvicër. Ajo tha se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

Takimi Kurti-Leu

Gjatë këtij takimi u ritheksua gatishmëria e të dy qeverive për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin në ekonomi dhe krijim të vendeve të reja të punës. Gjithashtu theksua se  shkëmbimet tregtare dhe investimet në ekonomi mund të rriten.

Ndërsa në lidhje me situatën në rajon dhe Evropë, Sekretarja Leu, uroi kryeministrin për pozicionimin e qartë me demokracitë perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Gjatë takimit Sekretarja Leu tha se Ballkani është shum֝ë i rëndësishëm për Zvicrën, dhe se raporti në mes Kosovës dhe Serbisë, janë çelësi kryesor për këtë rajon.

Duke biseduar për procesin e dialogut në Bruksel, Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Ai tha se mohimi i krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë dhe mosnjohja e pavarësisë se Republikës së Kosovës, janë pothuajse e njëjta gjë. Po ashtu, veçoi rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Kryeministri Kurti theksoi se për Qeverinë e Republikës se Kosovës, Procesi i Berlinit nuk ka alternativë, siç nuk ka alternativë anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim ishte prezente edhe deputetja Jeta Statovci, drejtuese e Grupit parlamentar të miqësisë Kosovë-Zvicër.

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika